Një 40-vjeçari i identifikuar si Ergyst Shtylla është plagosur me thikë në Korçë dhe ndodhet aktualisht në reanimacion.
Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit.
Ndërkohë që policia është në kërkim të autorit dhe po punon për identifikimin e tij.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.
Rreth orës 20:15, shtetasi E. Sh. 40 vjeç, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, dyshohet i dëmtuar me mjet prerës, thikë nga një shtetas ende i pa indetifikuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.