Kronikë

EMRAT/ Trafikonin armë zjarri nga Shkodra drejt Tiranës, 5 të arrestuar, mes tyre një vajzë 18 vjeçe

Shkruar nga Liberale

EMRAT/ Trafikonin armë zjarri nga Shkodra drejt Tiranës, 5 të

Policia e Tiranës ka vënë në pranga pesë persona, të cilët po trafikonin armë zjarri nga Shkodra në drejtim të kryeqytetit.

Bëhet e ditur se operacioni u zhvillua nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në Policinë e Shtetit.

Mësohet se janë arrestuar shtetasit" Sabian Hasaj, Redi Nika, Denis Hasaj, Denisa Halilaj, Mirjan Hasaj, të cilët u ndaluan në një parking në rrugën e Rinasit.

Gjatë kontrollit në mjetin që drejtohej nga shtetasi Mirjan Hasaj, u gjet dhe valixhja brenda të cilës u sekuestruan 9 armë zjarri, 4 automatikë dhe 5 pushkë,  por dhe krëhra e municion luftarak.

Uniformat blu bëjnë me dije se gjatë operacionit u sekuestruan gjithashtu 2 automjete, dhe 5 aparate celular.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas pasi i kishin siguruar armët në Shkodër, i kishin sjellë në Tiranë për ti shitur tek persona të tjerë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH