Policia ka goditur këtë të mërkurë një rrjet prostitucioni në Tiranë.
Vajzat ishin larguar nga banesa në muajt qershor, shtator dhe tetor, ndërsa familjarët nuk kishin njoftuar autoritetet për largimin e tyre. Sipas të dhënave, vajzat kishin përsëritur këtë veprim disa here dhe dy prej tyre ishin motra.
Për shfrytëzimin e të miturave në pranga ranë Samuel Doku, Kastriot Kullaj, Fabjon Cangu dhe u shpall në kërkim një 22-vjeçar.
Të miturat 15, 16, 17 vjeç qëndronin në hotele të ndryshme ku të arrestuarit u sillnin klientë.