Kronikë

E RËNDË në Durrës! Gjendet i mbytur në det 20-vjeçari, familja kishte 3 ditë që e kërkonte

Shkruar nga Liberale

E RËNDË në Durrës! Gjendet i mbytur në det

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit.

Një 20-vjeçar është gjendur pa shenja jete në det rreth orës 20:30, në lagjen nr. 13 Durrës, në Sektorin Iliria. Dyshohet se i riu banues në Cërrik, Elbasan është mbytur aksidentalisht pasi nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Sipas informacioneve policore i riu kishte humbur kontaktet me familjarët 3 ditë më parë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 20:30, datë 26.07.2024, në lagjen nr. 13 Durrës, në Sektorin Iliria, është gjetur i pa jetë në det, dyshohet i mbytur aksidentalisht, shtetasi A. R., 20 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. 20-vjeçari kishte humbur kontaktet me familjarët tre ditë më parë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH