Kronikë

E rëndë/ Bën gruan për spital, arrestohet 40-vjeçari

Shkruar nga Liberale

E rëndë/ Bën gruan për spital, arrestohet 40-vjeçari

Një 40-vjeçar  Sh.Gj., është vënë në pranga pasi raportohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Njoftimi i policisë:

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, ndaluan shtetasin në kërkim Sh. Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, Tiranë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH