Kronikë

E PAZAKONTË në Elbasan/ Banorët gjejnë një arkivol të mbyllur në përroin e Zaranikës

Shkruar nga Liberale

E PAZAKONTË në Elbasan/ Banorët gjejnë një arkivol

Në mesditë, disa banorë në periferi të Elbasanit kanë konstatuar një rast të pazakontë: një arkivol i mbyllur është parë i hedhur në rrjedhën e përroit të Zaranikës, pranë një blloku banimi.

Mbeten mister rrethanat në të cilat arkivoli ka përfunduar në rrjedhën e Zaranikës. Nuk dihet ende se nëse arkivoli është bosh, apo jo.

Autoritetet lokale kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme. Policia dhe Agjensia e Shërbimeve Publike të Bashkisë së Elbasanit janë njoftuar për rastin.

Hetimet për sqarimin e plotë të situatës vazhdojnë, ndërsa banorët dhe zyrtarët shpresojnë që incidenti të trajtohet shpejt për të rivendosur rendin dhe sigurinë në zonë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH