Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për dy të rinjtë Klodian Berisha dhe Erion Ndoni, të arrestuar disa ditë më parë nga policia.
Të dy të rinjtë akuzohen se kanë ndihmuar autorët e atentatit ku mbeti i vrarë Ermir Dedja, ngjarje e ndodhur pak javë më parë në qytetin e Durrësit.
Sipas vendimit të gjykatës, arrestimi i tyre më 3 qershor është vlerësuar i ligjshëm. Ndaj tyre rëndon akuza për veprën penale “Kontrabandë me mallra të tjerë”, sipas nenit 174/2 të Kodit Penal.
Gjykata vendosi:
-Vleftësimin e ndalimit të tyre si të ligjshëm;
- Caktimin e masës “arrest me burg” për të dy të dyshuarit;
- Zbatimin e vendimit nga Prokuroria dhe Policia Gjyqësore;
- Mundësinë për apel brenda 5 ditëve në Gjykatën e Apelit Tiranë.
- Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.