Ngjarja ndodhi pak momente më parë Zjarri ra në katin e tetë të një pallati, në banesën e shtetasit me iniciale P.Gj. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Anëtarët e familjes janë evakuuar, ku mes tyre është edhe një foshnjë.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe zjarrfikësit, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve dhe zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.