Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur një plumb plagosi tre persona të së njëjtës familje, dy vëllezër dhe motrën.
Ngjarja ndodhi në një lokal në zonën e Rrugës së “Kavajës” në Tiranë, teksa personat kanë qenë duke festuar.
32-vjeçari me iniciale E. E., ka nxjerrë armën që e mbante pa leje për t’ua treguar kushërinjve të tij, por aksidentalisht e ka shkrepur, dhe plumbi ka gërvishtur dy vëllezërit, dhe motrën e tyre 36-vjeçare duke i plagosur.
Të tre personat janë transportuar në një spital privat, ku A. P., 36 vjeç, dhe D. P., 34 vjeç, pas ndihmës së parë janë larguar në shtëpi, ndërsa shtetasja E. P, po vijon mjekim, ndërsa paraqitet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti dhe arrestimin e autorit.