Kronikë

Dënohet me 22 vite burg shqiptari që vrau Anila Rucin në Itali

Shkruar nga Liberale.al

Dënohet me 22 vite burg shqiptari që vrau Anila Rucin në Itali

Gjykata e Krimeve të Rënda në Pavia, Itali, ka dënuar me 22 vjet e 6 muaj burg Osman Bylykun, 32 vjeç, për vrasjen e Anila Rucit, një grua shqiptare 38-vjeçare, e cila u gjet e pajetë më 19 prill 2023 në shtëpinë e saj në Scaldasole, provinca e Pavias.

Anila u vra me thikë, dhe sipas hetimeve, autori i krimit ishte bashkëjetuesi i saj, Bylyku, i cili tentoi të paraqitej si i plagosur në përpjekje për të fshehur autorësinë e vrasjes.

Prokurorja Diletta Balduzzi kërkoi burgim të përjetshëm për të pandehurin, por gjykata e kryesuar nga Elena Stoppini vendosi një dënim më të ulët, pasi nuk e pranoi si rrethanë rënduese faktin që çifti bashkëjetonte në mënyrë të rregullt.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH