Kronikë

Babë e bir plagosin me thikë të riun pas një SHERRI mes tyre, arrestohet 54-vjeçari në kërkim djali

Shkruar nga Liberale

Babë e bir plagosin me thikë të riun pas një SHERRI mes

Një 54-vjeçar është arrestuar sot në Divjakë pasi mësohet se në bashkëpunim me djalin e tij, kanë plagosur me thikë një 23-vjeçar.

Sakaq, raportohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Ndërkohë, djali 27-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia.

Njoftimi i policisë:

Në bashkëpunim me djalin e tij, plagosi me mjet prerës (thikë), një 23-vjeçar, për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 54-vjeçari.

Vijon puna për kapjen e djalit të tij.

Komisariati i Policisë Divjakë arrestoi shtetasin 54 vjeç, banues në Divjakë dhe shpalli në kërkim djalin e tij, shtetasin 27 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e datës 03.07.2024, në fshatin Çermë-Shkumbin, kanë goditur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, shtetasin 23 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH