Drejtuesi i një motori, që përdorej për shpërndarjen e picave, ka aksidentuar në Lushnje këmbësoren në vijat e bardha.
Ajo ka mbetur e lënduar, ndërkohë që edhe drejtuesi ka pësuar dëmtime.
Të dy janë dërguar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.