Kronikë

Aksidente të rënda në Shkodër/ Në më pak se 12 orë tre viktima! Automjetet përplasin për vdekje personat që lëviznin me motor

Shkruar nga Liberale

Aksidente të rënda në Shkodër/ Në më pak se 12

Tre aksidente të rënda kanë ndodhur këtë të martë në Shkodër, ku tre të moshuar kanë humbur jetën.

Policia bën të ditur se në dy raste makina ka përplasur të moshuarit teksa ata po lëviznin me motor, ndërsa në një tjetër rast, makina ka përplasur biçikletën, ku për pasojë drejtuesi I saj ka ndërruar jetë.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasit:

K. D., 28 vjeç, pasi në aksin rrugor Shkodër-Koplik ky shtetas duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur  motomjetin me drejtues  shtetasin B. T., 84 vjeç. I cili ka humbur  jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës. 

E. M., 35 vjeçe., banuese në Shirokë. Në aksin rrugor Shirokë-Shkodër, kjo shtetase duke drejtuar automjetin e saj, ka përplasur shtetasin S. Rr., 70 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës. 

L. B., 24 vjeçe., pasi ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik, kjo shtetase duke drejtuar automjetin e saj, ka përplasur  motomjetin me drejtues  shtetasin K. Xh., 70 vjeç, i cili  ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH