
Një makinë ka dalë jashtë rruge në Përmet duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të saj.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën kombëtare Përmet-Këlcyrë, në vendin e quajtur kthesa e Kosinës.
Automjeti tip “Ford” i drejtuar nga shtetasi me inicialet S.A ka dalë nga rruga duke përfunduar në fushë të hapur. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet ecemergjencës ndërsa i është dhënë ndihma e parë shoferit.
Ai është transportuar në drejtim të spitalit të Gjirokastrës me lëndime në gjymtyrë. Dyshohet se shkak i aksidentit është humbja e kontrollit në drejtimin e automjetit.