Kronikë

Aksident me pasojë vdekjen në Durrës, arrestohet shoferi

Shkruar nga Liberale
Aksident me pasojë vdekjen në Durrës, arrestohet shoferi

Policia ka prangosur një 31-vjeçar, i cili mbrëmjen e djeshme (29 korrik) në Durrës, ka përplasur me makinë drejtuesin e një biçiklete.

55-vjeçari ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve të marra.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin G. D., 31 vjeç, pasi dyshohet se rreth orës 23:30 të datës 29.07.2024, në Sektor Rina, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Th. D., 55 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH