Kronikë

Aksident i rëndë në Lushnje/ Po kalonte autostradën me një karrocë dore, makina përplas për vdekje këmbësorin

Shkruar nga Liberale

Aksident i rëndë në Lushnje/ Po kalonte autostradën me

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryqëzimin e Savrës në aksin Lushnje-Fier, me pasojë vdekjen e një 65-vjeçari.

Një automjet tip Ford ka përplasur për vdekje një këmbësor që po kalonte autostradën me një karrocë dore. Viktima është identifikuar si Hasan Selimi, banues në Savër.
Policia ndodhet në vendngjarje për të disiplinuar trafikun dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Dyshohet se viktima i ka prerë rrugën automjetit në autostradë. Ndërkohë drejtuesi i Fordit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme nga shërbimet e policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH