Një 23-vjeçar përplasi me makinë një këmbësor të moshuar në Gjirokastër. Aksidenti ndodhi rreth orës 19:30, në bulevardin “18 shtatori”, ku i riu F. S., 23 vjeç, ishte duke drejtuar automjetin tip “Volswagen”.
64-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shoferi u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.