Kronikë

15-vjeçari shqiptar qëllon me thikë bashkëmoshatarin, përplasje mes të miturve në Greqi

Shkruar nga Liberale

15-vjeçari shqiptar qëllon me thikë bashkëmoshatarin,

Një 15-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi ka qëlluar me thikë bashkëmoshatarin e tij.

Pasi thirri ambulancën ai njoftoi edhe Drejtorinë e Policisë Vendore. Ngjarja e rëndë lka ndodhur ditën e djeshme në Oropos në Greqi. 

I plagosuri është dërguar në Spitalin e Fëmijëve “Aglaia Kyriakou”, ndërsa raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia vuri në pranga autorin, ndërsa arrestoi edhe prindërit e tij si pasojë e neglizhencës për të mbikëqyrur një të mitur.

Sipas mediave greke i mituri e ka plagosur në krahun e majtë të riun grek pas një debati.

Në momentin e ngjarjes, i pranishëm ka qenë një punonjës policie jashtë detyrës, i cili i dha ndihmën e parë 15-vjeçarit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH