
Një krim i rëndë në familje ka tronditur Tiranën mbrëmjen e sotme.
Sipas informacioneve policore, babai ka vrarë djalin e tij me thikë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50, te Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”.
Shtetasi H.Gj., rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., 37 vjeç, në banesën e tyre.
Si pasojë e plagëve të marra, 37-vjeçari ka humbur jetën në spital.
Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e autorit në Komisariat për veprime të metejshme.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.