Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka mbyllur hetimet për ish-ministrin Ilir Beqaj në lidhje me dosjen e abuzimit të fondeve të SASPAC.
Raportohet se Ilir Beqaj është marrë zyrtarisht i pandehur për veprat penale të korrupsionit, shkeljes së barazisë në tendera, fshehjes së pasurisë dhe falsifikim dokumentash. Beqajt i është komunikuar edhe akuza e mashtrimit.
Ndërkohë bëhet e ditur se Beqajt i janë komunikuar akuzat në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Në fillim të muajit Korrik, ish-ministri Ilir Beqaj, u arrestua me dyshimet se ishte përfshirë në korrupsion dhe fshehje të pasurisë gjatë kohës kur drejtonte agjencinë SASPAC, e cila koordinon fondet e Bashkimit Europian në vendin tonë.
Po ashtu akuzat u janë komunikuar edhe të pandehurve të tjerë, Ermal Kurtulaj, Bledar Leka, Gazmend Haxhia dhe Mira Topçiu.