Ekonomi

Shpenzimet dhe festat, sa do të na kushtojë tryeza e ndërrimit të viteve?

Shkruar nga Liberale

Shpenzimet dhe festat, sa do të na kushtojë tryeza e ndërrimit

Janë ditët e fundit të vitit 2023. Periudha kur jo vetëm festohet, por edhe shpenzohet. Si paraqiten këtë vit çmimet?

Sipas të dhënave, rritje më të madhe të çmimeve këtë vit e kanë pasur perimet, me mbi 21%, pasuar nga frutat, bulmeti dhe në radhë edhe produktet e tjera ushqimore, që vlen të theksohet se këtë vit janë shtrenjtuar të gjitha. Por, sa do të na kushtojë tryeza e ndërrimit të viteve?

Kemi bërë një përllogaritje për një familje me katër persona, ku rezulton se për produktet kryesore, përfshi ato tradicionale të Vitit të Ri, si gjeli i detit dhe bakllavaja, kosto shkon mbi 26 000 lekë. Që do të thotë për person më shumë se 6 600 lekë.

A është e përballueshme kjo faturë për qytetarët shqiptarë? Kemi bërë një krahasim të kësaj kostoje me të ardhurat e disponueshme, nga ku rezulton se tryeza e vitit të ri për person është sa 36% e pensionit mesatar në Shqipëri; sa 16,8% e pagës minimale dhe 9,3% e pagës mesatare. Por, këto përllogaritje vlejnë për persona apo familje me të ardhura mesatare apo nën mesataren. Ka një kategori tjetër qytetarësh, të cilët do të festojnë jashtë. Sa do të shpenzojnë ata?

Kemi nxjerrë kostot e paketave turistike për disa destinacione të preferuara për Vitin e Ri. Në këto paketa nuk përfshihet darka e ndërrimit të viteve. Në Ulqin kushton 189 euro për person; në Stamboll 289 euro; në Budapest 359 euro/person; në Paris 499 euro dhe në Dubai 879 euro/person./A2CNN

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH