Ekonomi

SHIFRA E DITËS: Të punësuarit nga biznesi i vogël në Shqipëri, 20 % mbi mesataren e BE-së

Shkruar nga Aranit Muraçi

SHIFRA E DITËS: Të punësuarit nga biznesi i vogël në

Statistikat mbi ndërmarrjet e vogla
dhe të mesme, për vitin 2023 nxjerrin në pah se Biznesi i vogël dhe i mesëm në vendin tonë kanë një përqindje të të punësuarve rreth 20 % mbi mesataren e BE-së. Kjo do të thotë se Biznesi i madh në Shqipëri nuk është konsoliduar ende, edhe për faktin se vendi ynë rrugëtimin e tregut të lirë e nisi vetëm tri dekada më parë. 

Struktura e treguesve kryesorë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) bazuar në rezultatet e vrojtimit të Statistikave Strukturore të Ndërmarrjeve, për vitin 2023, tregon se:

• 99,9 % të ndërmarrjeve aktive janë NVM nga 99,8 % që ishte në vitin 2022;
• 82,5 % e të punësuarve janë të punësuar në NVM nga 82,1 % që ishte në vitin 2022;
• 81,3 % të shitjeve neto realizohen nga NVM nga 80,1 % të realizuara në vitin 2022;
• 73,1 % të investimeve kryhen nga NVM nga 75,6 % të kryera në vitin 2022;
• 78,2 % e vlerës së shtuar realizohet nga NVM nga 78,4 % që ishte në vitin 2022.

NVM kanë kontribuar në treguesit kryesorë për vitin 2023, respektivisht me:

• 3,4 pikë përqindje në numrin e ndërmarrjeve;
• 2,3 pikë përqindje në numrin e të punësuarve;• 1,7 pikë përqindje në shitjet neto;
• 9,6 pikë përqindje në vlerën e shtuar;
• - 6,6 pikë përqindje në investimet gjithsej.

SHIFRA E DITËS: Të punësuarit nga biznesi i vogël në

Tre treguesit kryesorë të NVM-ve në Shqipëri krahasuar me BE-në janë:

• përqindja e NVM është 99,9 % në Shqipëri nga 99,8 në BE;

• përqindja e të punësuarve në këtë grup ndërmarrjesh është 82,5 % në Shqipëri nga 64,2 % në BE;
• vlera e shtuar e realizuar nga NVM në Shqipëri përbën 78,2 % nga 48,9 % në BE.

SHIFRA E DITËS: Të punësuarit nga biznesi i vogël në

Bazuar në Rezultatet e Anketës Strukturore pranë Ndërmarrjeve dhe të dhënat e Tregtisë së Jashtme të Mallrave rezulton:

• 2,6 % e NVM janë ndërmarrje eksportuese;
• 11,3 % e NVM janë ndërmarrje importuese;

Në grupin e NVM, dominojnë në eksportin e mallrave ndërmarrjet e mesme, ku 37,6 % e tyre janë ndërmarrje eksportuese. Në grupin e NVM, dominojnë në importin e mallrave ndërmarrjet e mesme ku 73,9 % e tyre janë importuese.

• Rreth 9,4 % e shitjeve neto të NVM, realizohen nga shitjet e mallrave dhe produkteve të eksportuara. Në grupin e NVM, Ndërmarrjet e mesme realizojnë 16,8 % të shitjeve neto nga shitjet e mallrave dhe produkteve të eksportuara dhe Mikrondërmarrjet realizojnë 3,2 % të shitjeve neto.

Mikrondërmarrjet kanë përqindjen më të lartë të punësimit në sektorin e Akomodimit dhe shërbimit ushqimor me 65,9 %.

Ndërmarrjet e vogla kanë përqindjen më të lartë të punësimit në sektorin e Ndërtimit me 29,3 %.
Ndërmarrjet e mesme kanë përqindjen më të lartë të punësimit në sektorin e Industrisë përpunuese me 39,4 %.
Mikrondërmarrjet kanë përqindjen më të lartë të shitjeve neto në sektorin e Akomodimit dhe shërbimit ushqimor me 50,5 %. Ndërmarrjet e vogla kanë përqindjen më të lartë të shitjeve neto në sektorin e Tregtisë me 32,1 %. Ndërmarrjet e mesme kanë përqindjen më të lartë të shitjeve neto në sektorin e Industrisë përpunuese me 37,1 %).

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH