Ekonomi

SHIFRA E DITËS: Bumi turistik në Shqipëri! Mbi 1 milion ishin italianë, por a duhen quajtur "të huaj" turistët shqiptarë?

Shkruar nga Aranit Muraçi

SHIFRA E DITËS: Bumi turistik në Shqipëri! Mbi 1 milion ishin

Shqipëria bëri jehonë kudo në botë, si një prej surprizave turistike të vitit 2023. Për të parën herë në histori vendi ynë ka regjistruar një shifër rekord prej 10.15 milionë turistësh të huaj për vitin që lamë pas.

Surprizë po ashtu ishte fakti se mbi 1 milionë turistë italianë, duke u renditur të parët nga vendet e para të botës, të cilët zgjodhën Shqipërinë për të kaluar pushimet. Pas Kosovës dhe Italisë, të cilat mbanin mbi gjysmën e turistëve të huaj, Maqedonia e Veriut, Greqia, Mali i Zi, Gjermania dhe Anglia kryesuan listën e vitit 2023, për sa u përket turistëve të huaj të cilët vizituan Shqipërinë. Vende të tjera prej nga ku erdhën turistët e huaj në Shqipëri sipas të dhënave zyrtare të ministrisë së Turizmit ishin Anglia, Turqia, SHBA, Franca etj.

Të dhënat e turistëve iu referohen hyrje-daljeve në pikat doganore. Fakti që Shqipërinë e kanë vizituar mbi 10 milionë turistë në një vit është një tregues pozitiv, që ka bërë jehonë edhe në arenën ndërkombëtare. Të dhënat zyrtare tregojnë Shqipëria po vizitohet dhe po kthehet në një vend gjithnjë e më shumë tërheqës nga të huajt. Por sfidë për turizmin tonë mbetet që numri i turistëve të shtohet vit pas viti. Qeveria ka vendosur si objektiv, që në vitin 2024 numri i turistëve të rritet në 13 milionë, ndërkohë që tjetër objektiv është orientimi nga turizmi elitar. Kjo do të thotë se në të ardhmen nuk është e rëndësishme thjesht sasia, pra numri i vizitorëve.

Shumë vende vlerësojnë netët e qëndrimit të turistëve si dhe të ardhurat që sigurojnë nga ky sektor. Për Greqinë, të ardhurat nga turizmi vitin që shkoi shënuan rekord, pasi vendi ynë fqinj siguroi mbi 20 miliard euro.     

Mediat e huaja e përshkruan vendin tonë si një vend të bukur e çmime të lira. Të dhënat e Eurostat për netë qëndrimet bëjnë të ditur se për treguesit e rritjes, Shqipëria ka lënë pas gjithë vendet e tjera të Europës. Sipas Eurostat, në tremujorin e tretë, netë qëndrimet në njësitë akomoduese turistike u rritën me 60.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Edhe në raport me 2019-ën, përpara fillimit të pandemisë, që ndërpreu përkohësisht vrullin e turizmit, net qëndrimet u rritën me gati 78%. Kjo rritje është shumë më e lartë sesa mesatarja europiane, që në tremujorin e tretë pa një rritje me 0.7% të net qëndrimeve në krahasim me tremujorin e tretë 2022 dhe 0.8% në raport me të njëjtën periudhë të 2019-s. Me rritjen më të lartë pas Shqipërisë në Europë është Serbia, me 25.4%.

Në bazë të të dhënave zyrtare të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, në totalin e turistëve Italia kishte rreth 9 për qind të turistëve të huaj. Kosova mbante peshën kryesore të turizmit në vendin tonë. Sipas të dhënave shqiptarët nga Kosova, kanë parë një rritje me 67% në vitin e fundit krahasuar me 2022, duke kapur kuotën e 4.4 milionë vizitorëve për vitin 2023 në Shqipëri. E thënë ndryshe thuajse gjysma e turistëve, të cilët konsiderohen “ të huaj’, erdhën nga Kosova.

Qytetarët shqiptarë që vijnë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, ndonëse konsiderohen “turistë” nuk duhen konsideruar “të huaj” sepse deti dhe gjitha resurset natyrore të Shqipërisë janë pasuri kombëtare që u përket të gjithë shqiptarëve nga të gjitha trevat shqipfolëse.

Vendet e tjera që mbajnë një pjesë të rëndësishme të turizmit në vendin tonë janë Maqedonia e Veriut dhe Greqia, nga ku numri i vizitorëve u rrit me 10 për qind dhe 38 për qind në raport me një vit më parë. Edhe nga Mali i Zi rritja mes dy viteve llogaritet në 44 për qind, vende ku banojnë një numër i konsiderueshëm qytetarësh.

Një grup tjetër turistësh që kanë parë rritje të dukshme në vendin tonë gjatë vitit që lamë pas janë gjermanët. Deri në dhjetor 2023 vendin tonë e vizituan 312 mijë e një gjermanë, një rritje prej 66 për qind në raport me vitin 2022. Ky grup turistësh mban 3 për qind të peshës së totalit duke u bërë grupi i gjashtë me më shumë vizitorë në vend. Në bazë të të dhënave zyrtare, Shqipëria përjetoi në vitin 2023 ecurinë më të mirë të turizmit në histori.

SHIFRA E DITËS: Bumi turistik në Shqipëri! Mbi 1 milion ishinSHIFRA E DITËS: Bumi turistik në Shqipëri! Mbi 1 milion ishin

SHIFRA E DITËS: Bumi turistik në Shqipëri! Mbi 1 milion ishin

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH