Euro qëndroi sot në nivelin e një dite më parë duke ruajtur një farë stabiliteti. Sot pasdite Euro u ble për 99.7 lek dhe u shit me 100.4 lek. Dollari pësoi rritje, kurse paundi pësoi rënie.
Për tre muaj rresht Banka e Shqipërisë po blen direkt monedhën europiane në treg për të mos lejuar rënien drastike të saj poshtë kufirit të 100 lekëve.
Po me të njëjtin ritëm po shkon në treg leku shqiptar, vlerësuar nga rritja e ndjeshme e kredisë për bizneset dhe qytetarët.
Ja me sa këmbehen monedhat e huaja sot
Faktorët e rënies së Euros janë të shumë por për periudhën bie në sy rritja e fluksit turistik dhe sidomos rritja e kredisë në lekë që ka sjellë mbivlerësimin rekord të monedhës shqiptare.
Megjithatë, besohet se flukset e mëdha të parasë së huaj në rrugë informale kanë çuar në rënien drastike të Euros.
Sikurse shihet në grafik, kursi zyrtar i është afruar më shumë se kurrë më parë kufirit simbolik të 100 lekëve. Sipas ekspertëve të tregut valutur, kursi i këmbimit vazhdon të jetë nën efektin e faktorit sezonal, me një prurje e madhe e valutës së huaj. Të dhënat historike tregojnë se kulmi i efektit sezonit veror mbi kursin e këmbimit arrihet mes fundit të muajit korrik dhe fillimisht të muajit gusht.
Ja si e paraqit Banka e Shqipërisë këtë ndryshim të monedhës brenda një viti kalendarik.Po ndërsa në gushtin e kaluar një euro këmbehej me 111,41 lekë, këtë vit, efekti sezonal ka qenë më pak i dukshëm, për shkak të ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë, e cila po kryen blerje direkte të valutës.
Ka tre muaj që Banka e Shqipërisë kërkon të mos e lejojë rënien e euros poshtë kufirit të 100 lekëve. Ekspertët valutore thonë se në qoftës se forcat e tregut do të ishin të lënë të vepronin lirisht, euro prej muajsh do të këmbehej dukshëm poshtë nivelit të 100 lekëve.
Edhe forcimi i lekut ka luajtur rol. Rritja e kreditimit dhe ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë për të frenuar forcimin e monedhës vendase e kanë rritur ofertën monetare të Lekut në nivelin më të lartë prej më shumë se dy vitesh. Rritja e shpejtë e kredisë në monedhën vendase shihet si një tjetër faktor që po frenon rënien e Euros.
të jetë faktor kryesor. Ajo që vihet re, ka një rezultante: blerja e valutës së huaj dhe injektim në tregu të sasive të shtuara të lekut.