Çmimet po rritet më ngadalë këtë fillim-vit. Inflacioni, treguesi i zhvlerësimit të parasë në raport me shtrenjtimin e çmimeve ra në 1.9 për qind muajin e shkuar nga 2.1 për qind fund-vitin e shkuar. Në raport me janarin e vitit 2024, muajin e shkuar inflacioni rezultoi i përgjysmuar, duke shënuar kështu nivelet më të ulëta ndonjëherë.
Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se muajin e shkuar, gjithashtu ushqimet dhe pijet u shtrenjtuan me ritme më të ngadalta. Inflacioni te kjo kategori produktesh ra në 2.6 për qind nga 5.3 për qind janarin e një viti më parë. Ndërkohë në tregje, ritmet e shtrenjtimit po rezultojnë ndjeshëm më të larta se ato që INSTAT raporton.
Me gjithë ecurinë e mirë në dy vitet e fundit, vala e krizës së çmimeve në Shqipëri mund të rikthehet. Paralajmërimi për një jetesë edhe më të vështirë që vjen nga Komisioni Evropian në raportin e fundit për ekonominë e vendit.
Ndërkohë me gjithë flukset e shtuara te turistët, inflacioni te baret dhe restorantet mbeti në nivelet më të ulëta historike, në mesatarisht 1.8 për qind.