Ekonomi

Ja cilat janë 10 ushqimet më të eksportuara shqiptare

Shkruar nga Liberale
Ja cilat janë 10 ushqimet më të eksportuara shqiptare

Bimët mjekësore, domatet, kastravecët, ftonjtë, ullinjtë, bostanët, lakra, mandarina, ëmbëlsirat dhe pijet ishin produktet bujqësore dhe prodhimet shqiptare me vlerën më të lartë të eksportit në vitin 2022, sipas të dhënave nga databaza e FAO-s (Organizata për Ushqimin në Kombet e Bashkuara).

Prodhimet organike të papërpunuara që përfaqësohen kryesisht nga bimët mjekësore shënuan 57 milionë dollarë, vlera më e lartë në grupin e 10 produkteve ushqimore më të eksportuara jashtë vendit. Në vitin 2022 domatet ishin produkti i dytë më i eksportuar në vend me 26,2 milionë dollarë, por me një rënie rreth 9 për qind ne krahasim me 2029, ku vlera e domateve të shitura jashtë vendit ishte 28,7 milionë USD.

Kastravecët ishin produkti i tretë më i eksportuar në vitin 2022 me një vlerë 22.5 milionë USD me një rritje 130 për qind të vlerës së eksportit në raport me vitin 2019.

Ftonjtë  dhe specat së bashku kishin një vlerë 16 milionë dollarë, gati me dyfishim në raport me 2019.

Rritje të fortë ka pësuar eksporti i bostanit me rreth 9 milionë euro më 2022, me rritje 175% në krahasim me vitin 2019.

Lakrat ishin produkti i 7 më i eksportuar më 2022 për nga vlera me një shumë totale 9 mln USD nga 25 mln euro më 2029.

Ndër frutat më të eksportuara më 2022 ishin mandarinat dhe mollët, me një vlerë mbi 16 milionë euro. Në vitin 2019 frutat më të eksportuara ishin mollët dhe luleshtrydhet të dyja me një vlerë tregu 3,4 milionë euro.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH