Ekonomi

Nga Tirana në Shkodër me tren elektrik/ 100 mln euro kredi për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit

Shkruar nga Liberale
Nga Tirana në Shkodër me tren elektrik/ 100 mln euro kredi për

E ardhmja e transportit së udhëtarëve do të jetë hekurudha. 
Punimet për projektin hekurudhor parashikohet të zgjasin plot 6 vite, dhe faza e parë e punës do të nisë në fund të këtij viti, për të përfunduar së ndërtuari në vitin 2030.

Unanimisht Komisioni për Çështjet Evropiane ka miratuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së huasë me BERZH në vlerën prej 98.750.000 eurosh për rehabilitimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit.

Hekurudha e re do të jetë e elektrifikuar ndërsa shpejtësia e lëvizjes së trenave do të jetë deri në 120 kilometra në orë. Koha mesatare e udhëtimit nga Vora në Hanin e Hotit do jetë 2 orë.

Ndërsa kostoja totale e këtij projekti është 373 milionë euro, një pjesë e së cilës do të mbulohet edhe nga buxheti i shtetit, pjesa tjetër nga BERZH, BE përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor dhe Banka Evropiane e Investimeve.

Në komision Zëvendësministrja e Infrastrukturës Enkeleda Muçaj ka bërë edhe një prezantim të projekteve të tjera hekurudhore për të cilat po punohet. "Po punohet edhe për Durrës-Rrogozhinë, dhe për Rrogozhinë-Qafë Thanë dhe këtu kemi marrë mbështetje nga ËBEF, dhe presim studimin e fizibilitetit për të parë sa do të jetë vlera e investimit. Po mbyllet edhe studimi me Maqedoninë e Veriut. Porti i Durrësit, lidhet me Rrogozhinën, Qafë-Thanën, pastaj Bullgarinë  për të shkuar në detin e Zi. Po bëjmë edhe studimin e fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Prishtinë”, tha Zëvendësministrja.

Po ashtu përfaqësuesit e ministrisë bënë të ditur që në mars të vitit 2025, përfundon hekurudha Tiranë-Durrës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH