Aktualitet

Zbulohet SKANDALI në Vorë/ Falsifikonin etiketat e mallrave të skaduara dhe i hidhnin sërish për SHITJE në treg, në pranga 2 persona

Shkruar nga Liberale
Zbulohet SKANDALI në Vorë/ Falsifikonin etiketat e mallrave të

Policia e Tiranës ka zbuluar në Vorë një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e produkteve ushqimore të skaduara, të cilat më pas hidheshin sërish në treg.

Agministratori i magazinës dhe magazinieri janë vënë në pranga, ndërsa ortaku dhe shoferi i magazinës po hetohen në gjendje të lirë.

Policia njofton se në kuadër të operacionit “Siguria ushqimore” u arrestuan në flagrancë shtetasit Florenc Domi, 38 vjeç, administrator i subjektit dhe Agim Domi, 58 vjeç, magazinier.

U proceduan penalisht shtetasit S. T., 56 vjeç, ortaku i subjektit dhe A. D., 36 vjeç, shofer i magazinës.

Nga hetimet rezultoi se subjekti me aktivitet import-eksport dhe tregtim të produkteve industriale dhe ushqimore, grumbullonte produkte të skaduara nga tregje të ndryshme në Tiranë, Durrës e Elbasan, u falsifikonte datat e skadencës dhe i hidhte sërish në treg, pa dokumentacion tatimor.

Gjatë kontrollit në ambientet e subjektit tregtar “Master AL” u sekuestruan në cilësinë e prova materiale 716 koli dhe dhjetëra kilogramë me mallra ushqimorë të përpunuara që kishin afatin e skadencës në janar dhe shkurt 2025 dhe afati i skadencës ishte falsifikuar me qëllim rihedhjen në treg për shitje.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Punësim i paligjshëm” dhe “Importi, prodhimi, shitja, ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH