Aktualitet

Zbulohet se kush e kërkoi divorcin Meta apo Kryemadhi? Karamuço: SPAK fitoi mbi ta, shumë shpejt do të jenë nën akuzë

Shkruar nga Liberale

Zbulohet se kush e kërkoi divorcin Meta apo Kryemadhi? Karamuço:

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për zgjidhje martese nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi.
Burime pranë gjykatës, treguan për mediat, se kërkesa është depozituar dorazi në sekretarinë e Dhomës Civile në Gjykatën e Tiranës nga avokati Genc Gjokutaj.

Si paditës, kërkesa ka Ilir Metën dhe të paditur Monika Kryemadhin. Ajo që bie në sy është se Meta ka shkruar si adresë zyrat e Partinë e Lirisë në rrugën “Sami Frashëri”.

I ftuar në Top Story, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço deklaroi: Është real ky konflikt mes tyte. Po ia hedhin njëri-tjetrit fajin. Edhe për SPAK-un është interesant shkaku i divorcit. Pse duhet të kulmonte në një moment kur janë në këtë pikë me SPAK-un. Shumë shpejt këta do të jenë përballë një akuze."

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH