Aktualitet

Vrau kamarierin për një tavolinë! Gjykata merr vendimin, ja me sa vite burg u dënua Erjon Llapushi

Shkruar nga Liberale

Vrau kamarierin për një tavolinë! Gjykata merr vendimin, ja me

Gjykata e Elbasanit ka dënuar në mungesë me 11 vite e 4 muaj burg Erjon Llapushin për vrasje me dashje.

Erjon Llapushi është autori i krimit të rëndë në ndodhur më 2 tetor në një lokal në Elbasan, ku ai vrau për një tavolinë kamerierin Gazment Kurmaku.

"Sot më datë 23.01.2025 është zhvilluar seanca gjyqësore për të pandehurin E.Ll me Trup Gjykues Kryesues Gjyqtare znj. Yrfet Shkreli.

Rezulton vendimmarrje sot më datë 23.01.2025 “Deklarim Fajtor” për veprën penale ” “Vrasje me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal, në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.

Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, dënimit të caktuar, i ulet 1/3 e tij, duke e dënuar përfundimisht me 11(njëmbëdhjetë) vjet e 4 ( katër) muaj", thuhet në vendimin e gjykatës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH