Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Vrahogoranxi, Drupoull.
Sipas Policisë, shtetasi Dh. V., 51 vjeç. është gjetur i pajetë në shkallët e jashtme të banesës së tij, i cili jetonte i vetëm.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 51- vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ka humbur jetën pasi është rrezuar nga shkallët.