Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur rreth orës 06:10, në Tapizë, ku automjeti me drejtues shtetasi 33 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen 69 vjeçe.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën 69-vjeçarja, ndërkohë 33-vjecari është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.