Aktualitet

TENSIONE në protestë/ Vokshi dhe Noka përplasen fizikisht me efektivët e policisë

Shkruar nga Liberale

TENSIONE në protestë/  Vokshi dhe Noka përplasen fizikisht me

Deputetja Albana Vokshi dhe deputeti Flamur Noka janë përplasur me policët, teksa protesta në rrethrrotullimin e ish-sheshit “Shqiponja” është tensionuar.

“Ec shtyhu aty mbrapa. Edhe ti mbrapa, edhe ti”, iu ka thënë Noka efektivëve.

Opozita dhe mbështetësit e saj kanë paralizuar prej rreth 2 orësh akset kryesore në vend.

Policia po i orienton mjetet në rrugët dytësore, ndërsa janë pozicionuar qindra forca në zonat ku po zhvillohet tubimi.

Situata e tensionuar deri më tani paraqitet edhe në Rrogozhinë, ndërsa janë djegur goma në Milot dhe Shkozet.

Shumica e deputetëve të opozitës janë vendosur në Tiranë, kurse pjesa tjetër në zonat ku po zhvillohet protesta.

Dhjetëra forca policore dhe zjarrfikëse ndodhen në terren për të shmangur çdolloj përshkallëzimi të tubimit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH