Aktualitet

"Tempulli" në Korçë/ Policia arreston 6 trafikantë të lëndëve narkotike në një operacion masiv

Shkruar nga Liberale

"Tempulli" në Korçë/ Policia arreston 6

Gjatë operacionit “Tempulli” janë prangosur 6 persona në një aksion të zhvilluar gjatë mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit.

Bëhet me dije se janë ekzekutuar urdhrat e ndalimit të vendosura nga gjykata e Korçës, pas hetimit 3 mujor që ka kryer policia dhe prokuroria. Sipas informacioneve, të arrestuarit janë nga Korça dhe gjatë hetimeve janë siguruar prova që ata janë të përfshirë në aktivitetin e trafikut të lëndëve narkotike.

Nga të dhënat, janë bërë 15 kontrolle në banesa, lokale e vende ku të arrestuarit mund të shisnin lëndën narkotike.

Mësohet se janë sekuestruar edhe sasi të vogla lëndësh narkotike ndërsa pritet informacioni zyrtar nga policia e Korçës.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH