Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Malësinë e Madhe, qëllohet drejt efektivëve të policisë (detaje)

Shkruar nga Liberale
Të shtëna me armë zjarri në Malësinë e Madhe,

Të shtëna me armë zjarri raportohet se kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Linaj, njësia administrative Gruemirë, në Bashkinë e Malësisë së Madhe.

Burime bëjnë me dije se eshte qëlluar në drejtim të një patrulle policie.

Ngjarja ka ndodhur teksa efektivët kanë hequr disa kamera sigurie në Linaj, kur dy persona kanë qëlluar në drejtim të tyre.

Disa shtetas janë shoqëruar në komisariatin e policisë në Malësinë e Madhe. Deri tani nuk raportohet për të plagosur.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH