Aktualitet

“S’po ndahem me një grua për një grua tjetër”, Ilir Meta flet për divorcin nga Monika Kryemadhin

Shkruar nga Liberale

“S’po ndahem me një grua për një grua

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur sot në mbledhjen e kryesisë së kësaj force politike lidhur me vendimin e tij për t’u divorcuar nga bashkëshortja.

Siç potencoi Meta, ekzistojnë një mori arsyesh që kanë çuar drejt krisjes së marrëdhënies së tyre dhe shkakun e ndarjes.

“Ka qenë vendimi më i vështirë në jetën time, është i motivuar nga ndarje të papajtueshme që lidhen me kauza të mëdha që janë etike për vendin. Marrëdhëniet tona kanë pësuar një krisje të forte që nga vendimi i saj si kryetare e LSI për djegien e 19 mandateve”, deklaroi Meta.

“Qëndrimet e saj krejtësisht në krah të kundërt të kauzave që unë mbroj dhe që krijojnë konfuzion duhet të merrnin fund. Mirëkuptoj çdo reagim emocional të gjithëkujt. Detyrimet e mia lidhen me kontributin e qindra mijëra njerëzve që kanë besuar te unë”.

“Ky vendim i imi nuk lidhet me raportet me të si grua apo nënë e tre fëmijëve tanë. Nuk po ndahem me një grua për një grua tjetër. U kërkoj shumë ndjesë tre fëmijëve të mi për shqetësimet që u kam krijuar”, potencoi mes tjerash ish-presidenti i Shqipërisë. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH