Aktualitet

Pogradec / Zjarri në Cërravë nuk shuhet, flakët përhapen me shpejtësi

Shkruar nga Liberale.al

Pogradec / Zjarri në Cërravë nuk shuhet, flakët

Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në një zonë kodrinore në fshatin Cërravë të Pogradecit. Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës dhe sipërfaqja e prekur është e gjerë.

Kodra ku ka rënë zjarri ka kryesisht bimësi të ulët, çka e bën përhapjen edhe më të shpejtë. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, shërbimi pyjor dhe policia, të cilët po punojnë për të lokalizuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme.

Për momentin nuk raportohet për rrezik për jetën e banorëve, por situata mbetet e vështirë për shkak të terrenit dhe kushteve të motit.

 

 

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH