Aktualitet

Tregoni KUJDES! Vendi "pushtohet"nga vala e të nxehtit afrikan, QYTETET ku temperaturat regjistrojnë mbi 40 gradë Celcius

Shkruar nga Liberale
Tregoni KUJDES! Vendi "pushtohet"nga vala e të nxehtit afrikan,

Moti i së martës, më 12 gusht 2025, do të sjellë një tjetër ditë përvëluese për qytetarët në të gjithë Shqipërinë. Sipas parashikimeve të fundit meteorologjike, vendi do të përfshihet nga një tjetër valë e të nxehtit afrikan, me temperatura që në shumë zona do të arrijnë deri në 41 gradë Celsius.

Qytetet e zonës perëndimore, përfshirë Tiranën, Durrësin, Fierin dhe Elbasanin, do të jenë më të ekspozuarat ndaj vapës përvëluese. Orët më të nxehta priten të jenë mes orës 12:00 dhe 17:00, kur termometri do të ngjitet mbi 40°C. Edhe në zonat malore, ku zakonisht moti është më i freskët, priten temperatura mbi mesataren sezonale, me vlera që shkojnë deri në 34°C në qytete si Korça, Peshkopia apo Kukësi.

Moti do të jetë i kthjellët gjatë gjithë ditës, pa reshje shiu, me diell të fortë dhe erë të lehtë nga veriperëndimi. Nuk përjashtohen disa orë me lagështi të lartë atmosferike, veçanërisht në ultësirën perëndimore, çka do të shtojë ndjesinë e të nxehtit.

Nga ana tjetër me rritjen e temperaturave dhe thatësisë, rritet rreziku për zjarret në zona pyjore dhe me bimësi të dendur. 

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH