Aktualitet

Përplasen "kokë më kokë" mjetet tek ura e re e Kukësit, devijohet trafiku

Shkruar nga Liberale

Përplasen "kokë më kokë" mjetet tek ura e re e

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Urën e Re të Kukësit, ku janë përfshirë tre automjete që po udhëtonin në drejtim të Tiranës.

Përplasja emjeteve ndodhi në mes të urës, duke bllokuar plotësisht një kah të lëvizjes.

Si shkak i aksidentit, policia rrugore devijoi menjëherë trafikun drejt urës së vjetër mbi lumin Drin i Zi, duke shmangur bllokimin e lëvizjes. Ndonëse u krijua trafik i shtuar për disa minuta, forcat e policisë bënë të mundur orientimin e mjeteve dhe evitimin e radhëve të gjata.

Fatmirësisht nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale në mjetet e përfshira.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH