Vrasja e Martin Canit në 18 nëntor 2024 tronditi opinionin publik. 14-vjeçari u godit me thikë në zemër nga bashkëmoshtari i tij Mario Përlleshaj, ndërkohë që humbi jetën në spital pasi fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plagës së marrë.
Familjarët vazhdimisht kanë kërkuar drejtësi në sallat e gjyqit, përpos dhimbjes së pafund që iu la ikja e djalit të tyre, i cili ishte ende duke u rritur.
Së fundmi gazetari Eraldo Harilcaj ka publikuar për herë të parë pamjet nga dita e mallkuar e cila i mori jetën Martinit.
Dhe përmes kësaj video, gazetari na ka kthyer disa muaj pas, pikërisht më 18 nëntor të vitit 2024, në orën 14:13 minuta, kur edhe ndodhi tragjedia për familjenn Cani.
Në videon e publikuar shihen dy të rinjtë, Martin Cani dhe Mario Përlleshaj duke ecur të dy krah njëri-tjetrit, ndërkohë që mbrapa po i ndjekin shokët, mes tyre edhe Luis Meçaj, i cili po ashtu mbeti i plagosur në këtë ngjarje.
u futën në një rrugë e cila nuk është e monitoruar nga kamerat, ndërkohë që pas disa minuta ata shihen duke vrapuar.
Fillimisht janë shokët e tyre të cilët vrapojnë, ndërkohë që pas tyre është dhe Martini i cili mban me duar plagën në zemër. Siç evidentohet dhe në pamje, pas Martinit është duke vrapuar edhe Mario Përllashaj, teksa në duar mban thikën me të cilën kreu krimin e rëndë.