Aktualitet

Pas rënies së zjarrit në urgjencën e QSUT, vjen reagimi i prokurorisë së Tiranës: Kërkohet riekspertim i shkaqeve

Shkruar nga Liberale

Pas rënies së zjarrit në urgjencën e QSUT, vjen reagimi i

Pas rënies së zjarrit në urgjencën e Spitalit Universitar "Nënë Tereza" prokuroria e Tiranës ka marrë masa. Organi i drejtësisë ka urdhëruar riekspertim të shkaqeve të zjarrit.

Ekspertiza bëhet me qëllim specifikimin teknik të restaurimit janë parashikuar dhe si janë kryer punimet. Gjithashtu, janë pyetur një sërë personash, kryesisht teknik të cilët kanë dhënë sqarime rreth shkaqeve që ata shikojnë të mundshme, kushteve të sigurisë apo cilësisë së pajisjeve apo mjeteve.

Më herët Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar dosjen e tenderit të Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me rikonstruksionin e urgjencës së QSUT. Kjo vjen në kuadër të hetimeve të nisura kryesisht pas zjarrit të rënë në katin e nëndheshëm të godinës së saporikonstruktuar.

Ngjarja u shënua më 11 shkurt shkurt duke shkaktuar kolaps në repartin e urgjencave dhe detyruar pacientët të merrnin trajtim mjekësor në spitale të tjera.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH