Aktualitet

Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme, ja sa do të arrijnë temperaturat!

Shkruar nga Liberale

Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme, ja sa do të

Këtë javë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme deri ditën e enjte.

Dita e hënë parashikohet të jetë me vranësira dhe reshje shiu të cilat do të jenë fillimit përgjatë vijës bregdetare dhe në orët e mesditës do te shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit. Hera-herës reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Dita e martë parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira në zhvillim. Në orët e mesditës dhe pasdites përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht mesatar, në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave.

Dita e mërkurë parashikohet të jetë me vranësira dhe intervale kthjellimesh. Reshje shiu që në orët e para të mëngjesit përgjatë vijës bregdetare, gradualisht pas orëve të mesditës reshjet e shiut do të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit. Hera-herës reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Dita e enjte parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira në zhvillim, të cilat përgjatë relieveve malore të vendit në orët e mesditës dhe pasdites do të pasohen nga reshje shiu.

Dita e premte parashikohet të ketë mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare./Shërbimi Meteorologjik Ushtarak

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH