Një pjesë e aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII, është hapur tashmë për qarkullimin e automjeteve.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje në rrjetet sociale, duke thënë se është hapur qarkullimi i automjeteve.
“Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII, është hapur tashmë për qarkullimin e automjeteve”, ka shkruar Rama krahas pamjes së publikuar në Facebook.