Autoritetet italiane kanë vënë në pranga katër persona të akuzuar për trafikim dhe mbajtje të lëndëve narkotike në bashkëpunim. Të arrestuarit janë të moshës midis 32 dhe 67 vjeç, dhe mbajnë shtetësi italiane, marokene dhe shqiptare.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, hetimet për këtë çështje kanë nisur që në mars të vitit 2024 dhe kanë çuar deri më tani në pesë arrestime në flagrancë. Operacioni është zhvilluar në disa faza, ndërsa në nëntor të vitit të kaluar, u lëshua një urdhër paraburgimi për tre persona të përfshirë në të njëjtin rrjet kriminal.