Aktualitet

NGJARJE HORROR NË DURRËS/ Vajza 19 vjeçe vret babain dhe e gropos në oborrin e banesës: Do më fejonte me zor! (EMRAT)

Shkruar nga Liberale

NGJARJE HORROR NË DURRËS/ Vajza 19 vjeçe vret babain dhe e

Një ngjarje e rëndë është zbardhur nga Policia në Durrës.

Sipas informacioneve të uniformave blu, një 19 vjeçare, e identifikuar si Hygerta Meta, është arrestuar pasi sipas hetimeve, rezulton se ka vrarë me armë zjarri babain e saj dhe e ka varrosur brenda oborrit të banesës.

Fillimisht Pëllumb Meta, 50 vjeç u raportua i zhdukur, teksa djali i tij kishte bërë denoncim në Polici. 

Njoftimi i Policisë: 

Familjarët e kallëzuan të humbur 50-vjeçarin, Policia, pas 10 ditësh kërkime dhe hetime intensive, zbardh ngjarjen.

Falë veprimeve të shpejta profesionale, Policia gjen trupin e pajetë të 50-vjeçarit, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri dhe është varrosur brenda rrethimit të banesës, nga vajza e tij.

Policia ka arrestuar 19-vjeçaren, e dyshuar si autore e vrasjes së babait të saj.

Më datë 13.02.2024, rreth orës 22:30, shtetasi H. M., 25 vjeç, banues në fshatin Shënavlash Durrës, ka kallëzuar në Polici se ishte larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi P. M., 50 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, dhe se kishin humbur kontaktet me të.

Pas këtij kallëzimi, shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kërkimet dhe më datë 17.02.2024, bënë të mundur gjetjen e automjetit të shtetasit P. M., të parkuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për këtë rast, në drejtimin e Prokurorisë, vijoi hetimet dhe kërkimet, pasi dyshohej se 50-vjeçari ishte zhdukur.

Si rezultat i hetimeve të thelluara u bë e mundur zbardhja e zhdukjes së shtetasit P. M. Nga provat e siguruara dyshohet se ky shtetas nuk ishte zhdukur, por ishte vrarë në banesë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH