
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Lushnjës. Bëhet me dije se një vajzë e re, ende e paidentifikuar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga lartësia e një pallati në qendër të qytetit.
Ende nuk bëhen të ditura rrethanat dhe shkaqet, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes sapo u njoftua nga qytetarë të rastit.
Theksohet se identifikimi i vajzës është i vështirë për shkak të dëmtimeve që e reja ka marrë në trup dhe fytyrë.
Ndërkaq, trupi i së ndjerës do të dërgohet në morgun e Spitalit të Lushnjës, ndërsa autoritetet po vëzhgojnë kamerat e sigurisë për të parë se çfarë ndodhi në momentet e ngjarjes së rëndë.