Ish-kryebashkiaku i Sarandës, Stefan Çipa është paraqitur ditën e sotme në ambientet e SPAK.
Ende nuk dihet arsyeja pse Çipa është thirrur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Në vpërfundim të marrjes në pyetje nga prokurorët e SPAK, pritet dhe një reagim i Çipës mbi atë se çfarë ka dëshmuar.
Kujtojmë se Stefan Çipa ka qenë deputet i Partisë Socialiste në disa legjislatura, në vitet 2011-2015 ai drejtoi bashkinë e Sarandës, ndërkohë që më pas ka mbajtur dhe poste të tjera të larta si zv.ministër i Brendshëm dhe Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.