Aktualitet

Në kërkim për abuzimet me fondet e BE në SASPAC, arrestohet në Rinas biznesmeni Gazmend Haxhia

Shkruar nga Liberale

Në kërkim për abuzimet me fondet e BE në SASPAC, arrestohet

Arrestohet në aeroportin e Rinasit, biznesmeni Gazmend Haxhia, pjesë e urdhër-arresteve që u lëshuan edhe për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Bëhet me dije se Haxhia është ndaluar nga autoritetet në aeroport sapo ka zbritur nga avioni, pasi po kthehej nga një udhëtim në Itali.

Ndaj Haxhias është caktuar masa "arrest në shtëpi".

Kujtojmë që SPAK e ka vënë biznesmenin nën hetim për dosjen e “SASPAC”. Ai akuzohet si bashkëpunëtor i Ilir Beqes për një pagesë kateringu 40 milionë lekë (të vjetra) te restorant “Gzona” për një organizim prej 600 vetash.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH