Aktualitet

MOTI bën kthesë! Priten reshje në të gjithë territorin, ja çfarë ndodh me temperaturat

Shkruar nga Liberale
MOTI bën kthesë! Priten reshje në të gjithë territorin,

Vendi ynë sot parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira e alternime kthjellimesh të herëpasherëshme deri në orët e mesditës. Më pas pritet mot me alternime vranësira e kthjellime.

Reshjet e shiut parashikohet që të jenë prezente që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit. Përgjatë vijës bregdetare e hera – herës përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet pritet të jen me intensitet deri mesatar në formë shtrëngata afatshkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike. Pas orëve të mesditës intensiteti i reshjeve pritet të jetë i ulët.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 8m/sek, nërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-12m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jon të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 7 deri 20°C

në zonat e ulëta 10 deri 28°C

në zonat bregdetare 13 deri 25°C

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH