Aktualitet

MOS HARRONI ÇADRAT! Sot reshje shiu në të gjithë territorin dhe shkarkesa elektrike, si do të jenë temperaturat

Shkruar nga Liberale
MOS HARRONI ÇADRAT! Sot reshje shiu në të gjithë

Sot vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe prej mesdite intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet mesatar, hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Kjo situatë meteorologjike do të jetë prezente deri në orët e mëngjesit më pas gradualisht reshjet e shiut do të mbeten prezente por me intensitet të ulët.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi deri në 10m/sek, valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

-në zonat malore 9 deri 15°C

-në zonat e ulëta 10 deri 21°C

-në zonat bregdetare 11 deri 20°C

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH